Thaçi beson se Misioni i tij i Ri do të vazhdojë të investojë në dije

9 Korrik 2014 - 15:24      

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi i ka uruar maturantët të cilët do të konkurrojnë në konkurset për vitin e ardhshëm akademik.

Lexojeni të plotë postimin e Hashim Thaçit në Facebook:
Këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë.

Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet.

Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme.
Në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...