Lekaj liderëve: Ju sot nuk u treguat udhëheqës të shtetit, u sollët si protektorë

16 Shkurt 2017 - 21:17      

“Asnjë fjalë s'ju shpëtoj nga goja”, është titulli që i ka vënë reagimit të tij kundër krerëve shtetërorë që sipas tij nuk përmendën figurat qendrore që kontribuuan në lirinë e vendit.

Ka thënë edhe këtë: “Ju sot nuk ishit udhëheqës të shtetit të Kosovës, të shtetit të Ramushit. Ju sot u sollët si protektorë”.

“Aq shumë i jepet zor për të treguar e promovuar veten tuaj sa harruat krejtësisht kush e mundësojë këtë ditë që Kosova të shpallej e pavarur e të jetë pa administratën shtetërore, policore e ushtarake pushtuese të Millosheviçit. Ju sot tentuat të tregoni se historia e Kosovës ka filluar e do të përmbyllet me juve”, ka thënë Lekaj.

“Ju sot duke dashtë me dalë si të vetmit që i përkushtoheni bërjes së Kosovës, harruat familjen Jashari, familjen Haradinaj, harruat Zahirin Hakifit e Edmondin, Adrianin e Luanin, harruat gjithkënd e gjithçka përveç vetes tuaj, që nuk bëtë asgjë për këtë ditë përveç që e përvetësuat dhe po ashtu nuk bëtë asgjë pas kësaj dite, përveç që po e gërryeni nga brenda këtë Kosovë që e lanë regjimet e njëpasnjëshme. Juve sot nuk ua zuri goja emrin e njeriut që e hapi Kosovën ndaj perëndimit, i cili dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për t'u përballur me padrejtësitë e montuara, vetëm për të ekzistuar kjo pavarësi dhe edhe sot po sakrifikon e po pengohet padrejtësisht”, ka thënë tutje ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...