Për 9 vjetorin, Kosova s’e nxjerr në paradë forcën që s’po mund ta shndërrojë në Ushtri [video]

16 Shkurt 2017 - 19:13      

Më 17 shkurt 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i vendit, premtoi se ky ishte parakalimi i fundit i FSK-së sepse në përvjetorin tjetër ajo do të parakalonte si ushtri.

Por një vit më pas, më 2015, FSK-ja nuk parakaloi fare. Kur u ndërrua kryeministri, Isa Mustafa sërish e nxori në shesh FSK-në për të dhënë sërish premtime të mëdha.

Sivjet, vetëm dy ditë pasi Kuvendi miratoi një rezolutë, e cila megjithatë nuk ka kurrfarë peshe që ta shndërrojë FSK-në në ushtri, forca nuk do të nxirret jashtë.

Edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga nuk la rast pa premtuar se FSK-ja shumë shpejt do të shndërrohet në Forcë të Armatosur.

Ngjashëm u shpreh ditë më parë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Kryeministri ka një justifikim se pse FSK-ja këtë vit nuk parakalon në shesh.

Për dallim nga herët tjera, kryeministri Mustafa nuk premton, por thotë se ka shpresë që së paku kur shteti t’i mbushë 10 vjet të bëhet me ushtri.


Për 9 vjetorin, Kosova s’e nxjerr në paradë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...