Mustafa: Japonia partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës

16 Shkurt 2017 - 18:53      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim këshilltarin e posaçëm të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili është njëkohësisht Konsull Nderi i Kosovës në Japoni, Isao Iijima.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat e deritashme në Kosovë dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe të Japonisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e Tokios për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Mustafa dhe Iijima biseduan edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve ekonomik, si dhe për aktivitete konkrete në këtë drejtim siç janë mundësitë e vizitave të investitorëve japonezë në Kosovë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitete të ndryshme ekonomike në Japoni, njofton zyra e Kryeministrit.

Isao Iijima, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë duke theksuar njëkohësisht mbështetjen e mëtejme të Japonisë për Kosovën.

Iijima, po ashtu, theksoi mundësitë e përkrahjes në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në procesin e njohjeve të reja për Kosovën si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve japoneze.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...