Ministria hap fondin 25 milionësh për subvencione në bujqësi e blegtori

16 Shkurt 2017 - 18:50      

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për pagesa direkte (subvencione), për disa kultura dhe veprimtari bujqësore.

Për Programin për Pagesa Direkte 2017, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 27 mars 2017.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, për thekër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit.

Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara te gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb-faqet e Ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, ditë më parë ka hapur edhe afatin për aplikim për grante investive në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Në total buxheti për këto dy programe të këtij viti arrin në 48 milionë euro

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...