Kosova pranohet në programin GPSA të Grupit të Bankës Botërore

16 Shkurt 2017 - 16:01      

Qeveria e Kosovës së fundi është pranuar në GPSA (Global Partnership for Social Accountability), duke u mundësuar kështu organizatave të shoqërisë civile (OShC) në vend të aplikojnë në thirrje për propozim dhe të pranojnë fonde për projekte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore në vend. Grantet nga GPSA zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 vjet dhe janë të shoqëruara nga një program solid për ndërtimin e kapacitetit për pranuesit e granteve në mënyrë që suksesi i projekteve të jetë i garantuar përmes angazhimit konstruktiv dhe mekanizmave strategjikë për përgjegjësinë shoqërore.

Ky hap është sinjal shtesë për progresin që GPSA është duke bërë në regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ).

Avdullah Hoti, Ministër i Financave i Kosovës, deklaroi, “Jam shumë i lumtur që kemi hyrë në programin GPSA të Grupit të Bankës Botërore. Kosova mbetet e vendosur për përmirësimin e qeverisjes, transparencës, dhe përgjegjësisë së institucioneve të saj. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në GPSA shërben si dëshmi për këtë vendosmëri dhe siguron që OShC-të tona të pranojnë mbështetje strategjike dhe të vazhdueshme për nismat e tyre rreth përgjegjësisë shoqërore duke ngritur edhe nivelin e bashkëpunimit me qytetarët. E pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë me GPSA-në dhe shpresoj që ky program do të përkrahë shumë shpejtë iniciativat rreth përgjegjësisë shoqërore nga OShC-të e Kosovës që synojnë ngritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në vendin tonë.”

GPSA ka përfaqësim të rëndësishëm në regjionin e EAQ, me tetë shtete pjesëmarrëse, pesë projekte, dy donatorë dhe 11 Partnerë Global. Gjithashtu, GPSA është duke shkuar drejt një qasjeje regjionale në frymën e përgjegjësisë shoqërore strategjike. Së bashku me Programin për Partneritet për Ujë (PPU) dhe Oxfam-in, GPSA është duke organizuar forumin e saj të parë regjional për përgjegjësinë shoqërore në Taxhikistan. Deri më sot, 51 vende i janë bashkuar këtij programi.

Për më shumë informata ju lutem klikoni në linkun: http://www.thegpsa.org/sa/news/kosovo-opts-gpsa

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...