16 Shkurt 2017 - 16:17
Rama uruar edhe lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur u ndal në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Kryeministri shqiptar sot mori pjesë në mbledhjen solemne të Kuvendit kushtuar 9-vjetorit të Pavarësisë dhe pas mbledhjes për gazetarët ka thënë se është i nderuar që është në Prishtinë për nder të kësaj dite, por shton se pa praninë e Haradinajt kjo ditë ka mungesë.
“Gëzuar të gjithëve këtë ditë. Përvjetor më një peshe të jashtëzakonshme sepse ende janë të freskëta ditët e vështira. Uroj kthimin sa më të shpejtë në shtëpi të Ramush Haradinajt. 17 shkurti duhet të konsiderohet ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët sepse dita ditës Kosova po tregon shembull rrezatues të bashkëjetesës. Është gjithmonë kënaqësi e veçante të jem në Prishtinë dhe është nder të jem në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës”, ka thënë Rama, raporton Koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...