Apeli shfuqizon dënimin ndaj Oliver Ivanoviqit

16 Shkurt 2017 - 16:06      

Dënimi me nëntë vjet burgim ndaj Oliver Ivanoviqit, liderit të SDP-së, është shfuqizuar, njoftoi avokati i tij Nebojsha Vllajiq, raporton RTS.

Gjykata e Apelit në Prishtinë, sipas këtij mediumi, ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Ivanoviqait për vrasjen e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000, transmeton Koha.net raportimin e RTS-së.

Është shfuqizuar aktgjykimi ndaj liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviqit, me të cilën ishte dënuar me nëntë vjet burgim, i tha RTS-së avokati Nebojsha Bllajiq.

Vendimin nëse Ivanoviq do të mbetet ende në paraburgim apo do të lirohet do ta marrë Gjykata Themelore në Mitrovicë.


Ndërkohë ka dalë edhe vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me këtë çështje:

Gjykata e Apelit, me një trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar të Kosovës, vendosi rreth ankesave për një rast në lidhje me pesë të pandehur të akuzuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale: Krime të Luftës kundër Popullatës Civile, Nxitje për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë dhe për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje, dhe Vrasje e rëndë dhe Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim. Të gjithë të pandehurit tjerë janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga të gjitha akuzat për veprat e tjera penale të përmendura në aktakuzë.

Prokurori ndërkombëtar nga PSRK-ja ka paraqitur ankesë kundër dënimit të shqiptuar ndaj të pandehurit të dënuar, dhe ndaj të gjithë atyre që janë liruar nga akuzat. Ankesat ishin parashtruar nga avokatët mbrojtës të të pandehurit kundër dënimit për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile, dhe kundër dënimit të shqiptuar.

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Prokurorit si të pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës për të pandehurin Oliver Ivanovic dhe nga vet i pandehuri, janë miratuar pjesërisht në lidhje me dënimin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës anulohet dhe lënda kthehet në rigjykim.

Aktgjykimi vërtetohet në lidhje me të gjitha veprat tjera penale. Gjykata e Apelit e zgjati paraburgimin ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic deri në vendosje nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.


comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...