16 Shkurt 2017 - 15:44
Sipas njoftimit për medie, gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth përkrahjes që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës me pakon e parë fiskale për zhvillimin e biznesit, por edhe për propozimet e reja me Pakon fiskale 2.0, e cila po i plotëson kërkesat e bizneseve dhe shoqatave me masat shtesë.
Zëvendësministri Agim Krasniqi gjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, theksoi se këto takime janë në vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve të Ministrisë së Financave për politikat e reja fiskale, të cilat politika janë në favor të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e bizneseve, me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës prezantuan propozimet e tyre për t’i përfshirë në Pakon fiskale 2.0 .
Me këtë rast e vlerësuan lartë gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të bashkëpunuar dhe për të marrë në konsideratë kërkesat të tyre për të pasuruar Pakon e re fiskale 2.0.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...