Qeveria miraton vendimin për finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë

16 Shkurt 2017 - 15:06      

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka aprovuar propozim vendimin për miratimin e aranzhimeve lidhur me finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë të vitit 2011, të arritur më 14 shtator 2016 me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, e ka vlerësuar të rëndësishme këtë marrëveshje, duke thënë se përmes saj vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri bëri të ditur se largimi i tabelave ilegale të aplikuara njëanshëm nga pala serbe, do të bëhet me një kohëzgjatje prej 12 muajve, transmeton Kosovapress.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është se përmes saj vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë. Njëherësh largohen nga përdorimi tabelat prova që pala serbe njëanshëm i kishte aplikuar ndaj tabelave RKS të Kosovës. Marrëveshja ndjek modelin Maqedoni -Greqi të aplikimit të letër ngjitësve në rrethana të mosnjohjes mes shteteve. kjo marrëveshje mundëson largimin e tabelave ilegale që qarkullojnë aty këtu në Kosovë duke zbatuar masa stimuluese të zgjatjes së validitetit të tabelave KS edhe për 5 vite. largimi i tabelave ilegale do të zgjasë 12 muaj prej fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshje. Ndërsa në fund të kësaj periudhe nuk do të lejohen më në qarkullim tabelat e mbetura ilegale”, ka thënë ajo.

“Po ashtu kjo marrëveshje mbështet pajisjen me dokumente të shtetësisë dhe gjendjes civile për qytetarët që janë në regjistrin civil të Republikë s së Kosovës por që ende nuk i kanë marrë dokumentet e shtetit të Kosovës, duke marrë për baza dokumentet e vjetra mbi bazën e ligjit. Qeveria e Kosovës ka hapur zyrat e agjencisë së regjistrit civil në katër komuna veriore për ti pajisur qytetarët dokumentet e shtetësisë së republikës së Kosovës dhe ne jemi në përgatitjes së hapjes së zyrave të gjendjes civile”, ka shtuar Tahiri.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe mes Qeverisë së Kosovës dhe Tajlandës lidhur me heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe mes Qeverisë së Kosovës dhe Hondurasit lidhur me heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike zyrtare të shërbimit dhe të zakonshme ose atyre aktuale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...