Euroskeptikët britanikë: Tmerr, po vjen Shqipëria

16 Shkurt 2017 - 13:45      

Mbështetësit e BREXIT-it në Mbretërinë e Bashkuar i janë rikthyer temës së Shqipërisë si argument për të bindur britanikët, këtë herë jo më për votën e tyre, të cilën e morën në 23 qershor 2016, por për domosdoshmërinë e një shkëputjeje sa më të shpejtë nga blloku europian.

"Ja përse BREXIT-i nuk duhet shtyrë: Shqipëria do t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me BE-në brenda disa muajsh", është titulli i një artikulli të të përditshmes britanike “Express”, ku përshkruhen reagimet e këtyre eksponentëve pas lajmit se Parlamenti Europian votoi rezolutën për vendin tonë. Kjo, shkruan “Express”, do të thotë se negociatat e anëtarësimit mund të nisin brenda vetëm 4 muajsh. Një perspektivë e tillë është frikësuese për euroskeptikët britanikë, të cilët e quajtën njoftimin një lajm tmerrues për pjesën tjetër të Europës, duke qenë se bëhet fjalë për një shtet të mbytur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar transmeton tch .

Votimi në Strasburg i hoqi dhe njërën prej pengesave finale bisedimeve të aderimit. Dosja në vetvete nuk e detyron Brukselin të fillojë negociatat, por raportuesi gjerman Knut Fleckenstein pret që kjo të ndodhë shumë shpejt pas zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit. Jane Collins e Partisë Britanike kundër Emigranteve (UKIP) u hodh menjëherë në sulm.

Europarlamentarja nga Jorkshajër pretendon se ky aderim do të përfshijë jo vetëm një transferim të madh parash nga ato të taksapaguesve britanikë, por edhe mundësinë e lëvizjes së lirë, që nënkupton edhe lëvizjen e kriminelëve. Jo vetëm nuk duhet ta vonojmë BREXIT-in, ishin fjalët e saj, por duhet të mendojmë edhe një injeksion serioz investimesh për mbrojtjen tonë kufitare.

I zjarrtë ka qenë nga ana tjetër në argumentet e tij pro-Shqipërisë në Strasburg eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk, i cili kujtoi rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe progresin e reformave, çka demonstrojnë, sipas tij, angazhimin e plotë të Shqipërisë për integrim në BE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...