Lunaçek i reagon drejtorit të RTK-së për fyerjen e sindikalistëve

16 Shkurt 2017 - 12:47      

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Sindikata e Pavarur rreth kërcënimit të fundit të drejtorit të përgjithshëm, Mentor Shala, ndaj punëtorëve të RTK-së dhe gjendjes së përgjithshme në transmetuesin publik, bën të ditur përmes një njoftimi Sindikata e Pavarur e RTK-së.

Përmes një përgjigje dërguar Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Zyra e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se Lunaçek po e ndjek nga afër situatën dhe se ka në konsideratë letrën e sindikalistëve, me rastin e amendamentimit të draftit të Raportit Vjetor të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Dëgjimi i dytë dhe votimi për raportin do të bëhet në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 28 dhe 29 shkurt.

Ditë më parë, drejtori i përgjithshëm, Mentor Shala, përmes një postimi në facebook i ka kërcënuar dhe fyer punëtorët e tij me gjuhën më të ulët dhe denigruese duke i quajtur baktere për të cilët ka antibiotikë dhe punëtorë që nuk i hanë as qentë.

Kryesia e Sindikatës këtë kërcënim e ka denoncuar në Polici pasi konsideron se antibiotikët që i përmend Z. Shala përdoren vetëm për një qëllim që t’i vrasin ose eliminojnë bakteret.

Ky është vetëm njëri nga rastet e kërcënimit dhe shantazhit ndaj punëtorëve, e veçanërisht ndaj përfaqësuesve sindikalë, pasi sindikata posedon edhe dëshmi të tjera të letrave kërcënuese të drejtorit gjeneral ndaj të cilave edhe ka reaguar publikisht disa herë.

Bordi i RTK-së si organ mbikëqyrës i transmetuesit publik ende nuk ka reaguar ndaj kërcënimit, fyerjes dhe gjuhës denigruese të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së ndaj punëtorëve.

Bashkangjitur kjo sindikatë ka postruar edhe përgjigjen e znj. Lunaçek, drejtuar SPRTK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...