Lekaj: Sot Ramushi po e bën edhe një sakrificë tjetër

16 Shkurt 2017 - 12:45      

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një letër publike drejtuar Ramush Haradinajt, me rastin e festimit të pavarësisë, ka akuzuar përfaqësuesit e institucioneve se nuk e ngrenë zërin për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë për padrejtësinë që po të bëhet dhe për të kërkuar që ju t'i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht.

Kjo është letra e Lekajt:

Sot Ramushi po e bënë edhe një sakrificë tjetër

Kur po shënohet 17 shkurti - 9 vjetori i shpalljes së deklaratës për pavarësi të Kosovës, mungojnë dëshmorët, martirët të cilët vdiqën për t'u arritë kjo ditë e shënuar.

Sot mungojnë (jo për herën e parë) edhe luftëtarët e zotë që dhanë shumë në luftë, e sakrifikuan pas saj, po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë. Sot mungoni prezenca juaj kryetar Haradinaj.

Është shumë për t'u çuditur se si koha nga njëherë të tradhton, a ndoshta të është shkruar si i thonë, nga zoti, e ndihmohet nga robi për të qenë gjithnjë "kurban" i vendit tënd.

Në çdo përvjetorë të rëndësishëm, e në çdo kohë kur Kosovës se kanosur nga e keqja, i duhesh ju nuk keni mundësi të jeni këtu, ta "shijoni" atë për të cilën ju s'ngurruat asnjëherë të jepni veten, e në të njëjtën kohë të vazhdoni të mbroni lirinë dhe Kosovën e plotë.

"Institucionalistët" e shtetit tënd, nuk e ngrenë zërin, e nuk shpenzojnë asnjë mililiter ngjyrë të stilolapsit për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë për padrejtësinë që po të bëhet e për të kërkuar që ju t'i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht, as në përvjetorin e pavarësisë të cilën ju vet, bashkë me miq e mundesuat të arrihet.

Sot këta "Institucionalistët" të veshur në kollare e të buzëqeshur me falsitet, tentojnë ndoshta edhe të mohojnë kontributin tuaj e të shokëve. Por populli e di të vërtetën e dijnë se kush jeni ju, prandaj ata do të festojnë e do të urojnë me juve #RamushHaradinaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...