Fillojnë gërmimet tek ura e Ibrit

16 Shkurt 2017 - 11:48      

Kanë filluar gërmimet në afërsi të urës së Ibrit, lokacion ku dyshohet për një varrezë masive.

Gërmimet në këtë lokacion do të bëhen nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe ekspertët e EULEX-it.

Në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur Prenkë Gjetaj kryetari i komunës Agim Bahtiri si dhe përfaqësues të familjarëve të zhdukur.

Milorad Trifunoviq, përfaqësues i familjarëve serbë të pagjetur tha se është i lumtur që më në fund kanë filluar gërmimet në këtë lokacion të shumëpërfolur, transmeton kp.

Ai tha se ka ardhur koha që heshtja të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

Ndërsa kryetari i Komisionit Qeveritar Prenk Gjetaj tha se nuk ka diçka konkrete për trupa të mundshëm në këtë vend por ka vetëm dyshime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...