Paralajmërimet për formimin e AKS-së më 15 shkurt, fjalë të thata, thotë Trajkoviq

15 Shkurt 2017 - 23:26      

Edhe pse politikanët serbë në fund të vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti kishin paralajmëruar se në Sretenje, ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, serbët e Kosovës vetë do të krijonin Asociacionin e Komunave serbe, kjo nuk ka ndodhur.

"Premtimet e tilla janë joserioze”, thotë Rada Trajkoviq.
Slavko Simiq, është njëri nga ata i cili para më shumë se një muaji kishte paralajmëruar formimin e AKS-së në Sretenje, përcjell radiokim. E sot ai thotë se lidhur me çështjen e AKS-së po zhvillohen bisedime dhe se ka lëvizje në deklaratat e zyrtarëve kosovarë, porse, siç konstaton ai, pret mesazhe me të sinqerta, transmeton Koha.net.

"Presim që këto mesazhe të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi që i ka Prishtina, e ne gjatë disa ditëve në vijim presim që në Bruksel të takohen dy delegacionet që do të dërgonim mesazhe të qarta që ekipi drejtues t’ia nisë punës në hartimin e statusit. Sa u përket përfaqësuesve politikë serbë, ne tashmë jemi të gatshëm dhe po punojmë me të madhe që të fillojë procesi i formimit të AKS-së“, ka thënë Slavko Simiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq thotë se përfaqësuesit serbë është dashur të mendonin mirë e mirë para se të premtonin se në Sretenje do ta themelojnë AKS-në.

"Premtimi se në Sretenje (sot, 15 shkurt) do të fillojë projekti i ndërtimit të AKS-së, e nga i cili nuk ka asgjë, për ne është zhgënjim i madh. Sot, këshilli drejtues i komunave veriore që e ka marrë detyrimin për ta hartuar statutin, është dashur, të paktën, të takohet dhe të paralajmërojë se do të shkohet drejt atij projekti. Kjo do t’ju jepte forcë serbëve nga Kosova dhe do të ishte seriozitet ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës“, thotë Rada Trajkoviq.

Bojan Teofiloviq nga Qendra për paqe e tolerancë mendon se është e pamundur që politikanët serbë ta formojnë vetë AKS-në, pa pajtim të partnerëve të tjerë në negociata.
„Mendoj se pa dy faktorë, Prishtinën e Brukselit, është pamundur të formohet AKS. Për shkak se AKS është në Marrëveshjen e Brukselit dhe për shkak se AKS duhet të formohet sipas ligjeve kosovare”, ka thënë Teofiloviqit.
Premtime për themelimin e AKS-së kishin dhënë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq dhe politikani nga Beogradi Marko Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...