15 Shkurt 2017 - 21:57
Në një bisedë për Koha.net, Agani ka dhënë mendimin e tij për deklaratat e deputetit të PDK-së Shaip Muja që kishte thënë se nga Arkivi i Shtetit po mungon dokumenti, nga një studim i kohës së Jugosllavisë për ujërat, ku përfshihej edhe Bjelluha në kufi me Malin e Zi.
Muja në Interaktiv të KTV-së kishte bërë të ditur se në Komisionin për Bujqësi kishte kërkuar sqarime nga ministri aktual Ferat Shala lidhur me dokumentin që po mungon dhe se e kishte pyetur se “mos ky dokument ishte marrë nga ish-ministri Agani”.
“Gjatë mandatit tim si ministër i MMPH-së, në asnjë aspekt nuk kam qenë i ndërlidhur me ndonjë dokument që ka të bëjë me çështje të demarkacionit sepse kjo çështje kryekëput ka qenë nën kompetencën e komisionit përkatës qeveritar për këtë çështje, aq më pak me dokumentin që i referohet deputeti Muja. Sipas informatave që kam marrë, kjo çështje do të sqarohet në komunikimin e drejtpërdrejtë të MMPH-së dhe deputetit”, ka thënë ai për Koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...