15 Shkurt 2017 - 20:20
Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këto kërcënime dhe të përballin me drejtësinë kryesit e akteve të tilla.
Duke ftuar qytetarët e Kosovës që të jenë të qetë, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e plotë që, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë strategjikë, të luftojë dhe të jap kontribut në të gjitha format në luftën globale kundër terrorizmit.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, dënon mbishkrimet e ulëta që janë shfaqur në disa objekte private në Gjilan, të drejtuara kundër komunitetit serb.
Duke pas parasysh ambientin e sigurt në Kosovë dhe përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për vlerat e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve, Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të marrin të gjitha masat dhe të venë para drejtësisë individët e papërgjegjshëm që kanë kryer këto akte vandale, kushdo që ata janë.
Republika e Kosovës është sot modeli më i mirë i shtetit ku respektohen të drejtat më të avancuara për të gjithë qytetarët dhe se vlerat e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve nuk mund të vihen në pikëpyetje nga parullat e vandalëve dhe mbishkrimet që kanë për synim ngritjen e tensioneve, kudo që ato mund të shfaqen dhe ngado që mund të vijnë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...