Vinca: Çështja shqiptare në Maqedoni, çështje e tërë kombit shqiptar

15 Shkurt 2017 - 20:14      

Shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e kombit shqiptarë. Rrjedhimisht çështja e tyre duhet të jetë çështja e tërë kombit. Kështu u shpreh shkrimtari, studiuesi e profesori, Agim Vinca në Rubikon të KTV-së.

“Jam i prirur që çështjen shqiptare në Maqedoni ta shikoj pak më gjerë, jo thjeshtë si çështje të një palë zgjedhjeve parlamentare dhe të krijimit të një koalicioni qeveritar, por si pjesë të çështjes shqiptare në përgjithësi në Ballkan. Shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e kombit shqiptar, pjesë integrale e kombit shqiptar”, ka thënë Vinca.

Liderët partiakë e institucionalë duhet ta çojnë agjendën politike përpara thotë Vinca.
Vinca theksoi se kjo çështje mbetet e pazgjidhur dhe kjo jo vetëm për shkak të dobësimit të faktorit politik shqiptar atje.
“Çështja shqiptare në Maqedoni mbeti çështje e pazgjidhur për mua dhe kjo jo vetëm për shkak të dobësimit të faktorit politik shqiptar, për shkak të ndoshta kapacitetit dhe luftës për pushtet, mbase edhe sindromit tonë famëkeq të përçarjes por edhe se nuk u trajtua çështja e tërë kombit”, ka thënë ai.

“Unë edhe sot shfrytëzoj rastin të them se çështja shqiptare në Maqedoni duhet të jetë çështje jo vetëm e shqiptarëve që jetojnë më Maqedoni por e tërë shqiptarëve”.
Sipas Vincës, Shqipëria e Kosova do të duhej ta mbështesin faktorin politik në Maqedoni që ata t’i realizojnë obligimet e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...