Si u zgjodh pa konkurs sekretari i MPB-së [video]

15 Shkurt 2017 - 19:16      

Lulëzim Ejupi nga sot është sekretar i Ministrisë së Brendshme, pasi sekretari i mëparshëm, Driton Gashi, u bë shef i Inteligjencës Kosovare, raporton KTV.

Ejupi në këtë pozitë u vu pa konkurs fare, duke u zhvendosur nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil në atë të sekretarit të MPB-së.

Kjo zgjoi reagimin e ministrave të PDK-së.
Pavarësisht këtij kundërshtimi, ata sërish e votuan Ejupin në këtë pozitë dhe ministri Skender Hyseni sqaroi se përse nuk ka nevojë për konkurs.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar lart renditjen e Kosovës sa i përket indeksit të lirisë ekonomike, ku Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë dhe në vendin e 22-të në Evropë.

Mustafa është krenuar edhe me mirënjohjen që mori Qeveria e Kosovës si më e mira në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë.


Si u zgjodh pa konkurs sekretari i MPB-së by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...