15 Shkurt 2017 - 19:12
Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian, Këshilli Konsultativ për Komunitete, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsion dhe Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës janë disa prej tyre.
Disa prej këshillave dhe komisioneve kombëtare nuk u tregohen të dhënat financiare gjatë funksionimit të tyre.
Të vetmit që i është ndarë buxheti për vitin 2017, është Këshilli Konsultativ për Komunitete.
Për këtë vit, këtij këshillit i janë ndarë rreth 100 mijë euro. 35 mijë e 500 euro për paga dhe mëditje dhe 47 mijë e 200 euro për mallra dhe shërbime.
Përfaqësues të shoqërisë civile i shohin të panevojshme gjithë këto mekanizma. Driton Selmanaj thotë se janë krijuar më shumë për promovim të punës së liderëve të caktuar. Edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” ka kritikuar qasjen e vazhdueshme të krijimit të këshillave dhe komisioneve të reja. Të hënë presidenti Hashim Thaçi inicioi krijimin edhe të një komisioni të ri, atij për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Kosova me shumë këshilla e komisione që bëjnë... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...