15 Shkurt 2017 - 19:05
Fillimisht, ministrja e re e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, u bëri thirrje ministrive gjegjëse të bëjnë punën që u takon.
Ndër të tjera, ajo tha se në këtë rrugë rëndësi ka edhe votimi i Demarkacionit. Pikërisht kjo deklaratë nxiti reagimin e opozitës, e cila i bëri thirrje ministres Ahmetaj që të mos merret me çështje të tilla madhore.
Polemikë të ashpër nxiti deklarimi i Glauk Konjufcës, sipas të cilit, auditori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Naim Ibrahimaj, është suspenduar nga detyra për shkak se ka zbuluar se në AKI janë keqpërdorur qindra mijëra euro dhe se janë punësuar persona pa konkurs.
Por deputetes Gaxherri sërish iu drejtua Konjufca, duke i thënë se po ngjan si motra e Adem Grabovcit.
E kur u hap debati rreth premtimit të qeverisë për 200 mijë vende pune, akuzat mes ministres Hykmete Bajrami dhe deputetes Donika Kadaj Bujupi kaluan në personale. Në fund, me 63 vota për, Kuvendi e miratoi Agjendën Evropiane.
Të gjitha polemikat e sotme në Kuvendin e Kosovës by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...