15 Shkurt 2017 - 18:49
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se ofrimi i këtij shërbimi përmbush një nga objektivat e samitit të diasporës. Sipas tij, me anë të këtij shërbimi do të ulen edhe kostot e shërbimeve konsullore.
"Unë besoj që duhet të kemi jo vetëm shërbime konsullore të përbashkëta, por edhe ambasada të përbashkëta (me Kosovën). Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet e të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit. Për të garantuar pjesëmarrjen në votime duhet të regjistrojmë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet. Ky regjistrim i përgjithshëm që ka nisur e që do të shtrihet në të gjithë territoret ku jetojnë shqiptarët përmes aplikimeve online do të na japë mundësi që të mund t’i përfshijmë shqiptarët jashtë vendit në procesin demokratik duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë”, u shpreh Rama.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u ndal në risitë e reformës konsullore duke u shprehur se: “Për herë të parë që prej vitit 1998, kemi rishikuar plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar. Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25 për qind tarifat e legalizimeve. Nga ana tjetër, shtuam gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh”.
Sipas MPJ-së, ky shërbim krahas rritjes së aksesit të publikut për informacion, zgjerimit të gamës së shërbimeve, etj, shkurton kohën, rrit transparencën dhe redukton abuzimet e mundshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...