15 Shkurt 2017 - 18:43
Nesër do të mbahet një seanca solemne duke filluar nga 15:00, ndërsa, në orën 18:00 presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të organizojnë një pritje shtetërore për nder të festës së Pavarësisë.
Kjo është agjenda për shënimin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, të organizuar nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe komunat e Kosovës.
Aktivitete të përgjithshme:
15 Shkurt 2017
• Nga 15 shkurti 2017, të gjitha komunat do të dekorojnë me flamuj shtetëror sheshet dhe rrugët e qyteteve.
• Në datën 15 ose 16 shkurt, ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t'i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
• Nga 14 shkurti deri më 17 shkurt, shkollat mund të organizojnë ekspozita me punimet e nxënësve, lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
16 Shkurt 2017
• Në orën 15:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë Seancë Solemne.
• Në orën 17:00, organizohet Turneu Tradicional për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Futsall.
Vendi: Pallati i Rinisë në Prishtinë
• Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore, në Swiss Diamond Prishtina, në orën 18:00.
• Baleti Kombëtar i Kosovës, organizon shfaqje në Teatrin Kombëtar në orën 20:00.
17 Shkurt 2017
• Homazhet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00
• Homazhe tek varri i Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
• Homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
• Në orën 11:00, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bënë ndarjen e çmimeve letrare.
Vendi: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
• Në orën 20:00, Ansambli Shota organizon koncert
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës
Të gjitha komunat e Kosovës :
• Më 17 shkurt 2017, autoritetet komunale do të bëjnë vizita dhe do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.
• Autoritetet komunale mund të bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve.
• Më 17 Shkurt 2017, në orën 10:00, Kuvendet Komunale do të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.
• Komunat mund të ndajnë mirënjohje dhe dekorata për personalitete të vlerësuara komunale në shenjë të 9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
• Komunat mund të organizojnë manifestime të ndryshme sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera komunale që mund të jenë specifike për secilën komunë në varësi të mundësive të komunave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...