MI financon tri projekte infrastrukturore në Lipjan

15 Shkurt 2017 - 18:40      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e tri projekteve infrastrukturore në komunën e Lipjanit. Me këtë Memorandum do të financohen rikonstruktimi i rrugës Magurë – Blinajë në vlerë 500,000 €, ndërtimi i rrugës Vojnovc (Shtime) – Topliqan (Lipjan) në vlerë prej 250,000 € dhe riasfaltimi i rrugës Llugaxhi – Gadime në vlerë prej 150,000 €, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa Komuna e Lipjanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...