Foto Ilustrim

Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuar masive

15 Shkurt 2017 - 18:21      

Në qytetin e Mitrovicës, të enjten, do të fillojnë gërmimet në kërkim të varrezës masive, i tha Radios Evropa e Lirë Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit. Ai tha se gërmimi vlerësues nis në lokacionin e quajtur Xhamia e Ibrit, afër Urës se Ibrit në Mitrovicë.

Gjetaj, tha se dyshimet për këtë lokacion për varrezë masive, kanë ekzistuar prej përfundimit të luftës, por “për shkak të lokacionit,kjo çështje është zvarritur për shkaqe sigurie dhe politike”.

Një numër i lokacioneve në Kosovë dhe brenda territorit të Serbisë, sipas autoriteteve të vendit, dyshohet të jenë vendvarreza masive në të cilat, siç thuhet, 'janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë periudhës së luftës'.

Edhe 1600 persona, thonë organizatat për të drejtat e njeriut, vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë, ndërkohë që familjarët e tyre kanë kërkuar nga autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare që të ‘bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të tyre’ .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...