15 Shkurt 2017 - 18:09
Gjatë takimit, u bisedua gjerësisht për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve në rrethanat e reja, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen shumë të madhe të Mbretërisë së Bashkuar për shtetin e Kosovës, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Ai veçoi, siç thitë kumtesa, fokusimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik, duke shprehur interesimin për rritjen e investimeve britanike, ndërlidhur edhe me Forumin ekomomik të mbajtur pak kohë më parë në Londër.
Anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga deputeti Martin Vickers, sipas kumtesës, vlerësuan progresin në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e tyre për proceset zhvillimore.
Deputetët britanikë, po ashtu, u interesuan për shumë aspekte të zhvillimeve konkrete në Kosovë dhe më gjerë, duke shfaqur qëndrimet dhe përkrahjen e tyre për avancimin e proceseve demokratike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...