Foto: Koha

Policia konfirmon letrën kërcënuese drejtuar UP-së në emër të ISIS-it

15 Shkurt 2017 - 14:57      

Letra kërcënuese që i është drejtuar Universitetit të Prishtinës në emër të organizatës terroriste, ISIS, është duke u hetuar me seriozitet nga Policia e Kosovës.

Një zëdhënës i policisë, Agron Borovci ka theksuar se pavarësisht faktit nëse ishte kërcënim serioz apo tallje e dikujt, policia nuk i neglizhon rastet e tilla.

“Letra është e shkruar me dorë, nuk ka logo, dhe si titullar ka vënë organizatën ISIS. Por, policia pavarësisht kësaj, i merr me seriozitet kërcënime të tilla, marrë parasysh zhvillimet globale që ndërlidhen me këtë emër”, ka thënë Borovci gjatë një konference të thirrur pikërisht në lidhje me këtë çështje, raporton REL.

Kjo letër, ka nënvizuar ai, “nuk reflekton në nivelin e sigurisë së përgjithshme, por i është drejtuar një institucioni, andaj edhe nuk i neglizhon kërcënime të tilla”.

Ai ka konfirmuar se në lidhje me këtë rast, policia ka intervistuar disa persona dhe po punohet përzbardhjen e rastit.

“Policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe po punon në këtë drejtim”, ka thënë Borovci.

Universiteti i Prishtinës kishte marrë një letër të nënshkruar me akronimet e organizatës terroriste Shteti Islamik apo ISIS, derisa rektorati i këtij universiteti po bënte përgatitjet për ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të universitetit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti.

Sipas tij, ceremonia për shënimin e përvjetorit të Universitetit të Prishtinës është dashur të mbahet në Sallën e kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

“Dje në mëngjes, stafi jonë, kur shkoi të bënte përgatitjet për mbajtjen e ceremonisë, e gjen një letër, e cila paralajmëronte kërcënimin, nën firmën ose emrin e ISIS-it. Në letër thuhej ‘Do t’ju sulmojmë me datën 15 shkurt, në orën 11:00, ISIS, shihemi të Zoti’. Do të thotë, saktësisht në terminin kur ne e kemi pasur të paraparë mbajtjen e ceremonisë”, tha Hoti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...