Foto: Koha / arkiv

Gazetarët e Kosovës dhe të Serbisë, të zhgënjyer me institucionet e drejtësisë

15 Shkurt 2017 - 14:50      

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), bashkërisht me Asociacionin e Gazetarëve të Serbisë (UNS) kanë shprehur zhgënjimin e tyre me institucionet e drejtësisë në Kosovë për mospjesëmarrje në konferencën regjionale për sigurinë e gazetarëve që u mbajt dje në Prishtinë.

Siç është theksuar tashmë në shumë raporte dhe tryeza, institucionet e drejtësisë luajnë një rol kyç në përmirësimin e kësaj situate në Kosovë.

“Fakti se shumica e rasteve të vrasjeve të gazetarëve tashmë janë mbyllur, siç u shpjegua gjatë konferencës nga Shefja e EULEX në Kosovë, është skajshmërisht shqetësues për ne. Megjithatë, ne i ftojmë të gjitha institucionet përkatëse që të mos ndërprenë hetimet derisa të gjitha këto raste të zgjedhen – pasi se kurrë nuk është vonë për drejtësi”, thuhet në këtë reagim të përbashkët të AGK-së dhe UNS-së.

“Ne përkushtohemi që të punojmë bashkë dhe të kemi nisma të përbashkëta në kërkimin tonë për drejtësi dhe procedim më efektiv të të gjitha rasteve eventuale që ndërlidhen me gazetarët në të ardhmen”, përfundon ky reagim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...