Foto: Koha / ilustrim

Brezovica dhe Telekomi do të trajtohen me Ligjin për Investimet Strategjike

15 Shkurt 2017 - 14:28      

Ligji për Investime Strategjike do të trajtojë ndërmarrjet publike me interes strategjik, asetet nën menaxhimin e Agjencisë Pyjore dhe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky ligj do të jap mundësi që investitorët e huaj dhe vendor të kenë mundësi më të lehta për t’i realizuar investimet në Kosovë.

Kështu tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane “Ligji për Investimet Strategjike – Diskutim pas aprovimit”.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe përfaqësues të tjerë kanë shpreh interesim duke pyetur për detajet që ligji ofron. Zeka ka kërkuar të di se a do të trajtohen me këtë ligj projekti i Brezovicës dhe ndërmarrjet publike siç është telekomi.

Ndërsa, Mërgim Cahani, nga kompania Gjirafa ka kërkuar të di se çfarë ndodh me ato industri që nuk janë të parapara në ligjin për investime strategjike, transmeton KP.

Bajrami ka treguar se me këtë ligj do të trajtohen asetet strategjike dhe ndërmarrjet publike.

“Ligji për investime strategjike nuk e ka asnjë problem, i specifikon dhe në kategoritë e aseteve që mund të jepen në shfrytëzim siç janë asetet e ndërmarrjeve publike. Vetë ndërmarrjet publike edhe ato nga Agjencioni Pyjor dhe ato nën administrimin e AKP-së. ....Së shpejti do e përgatisim një listë të ndërmarrjeve të cilat do t’i trajtojmë përmes ligjit për investime strategjike. Tani në qoftë se ka investitorë që janë të interesuar për Telekomin e Kosovës, ata sigurisht që mund të vijnë dhe të shprehin interesimin e tyre dhe ne mund ta prefshim si projekt dhe në se kemi propozime konkrete, atëherë që nuk ka asnjë problem me qenë se trajtohet ndërmarrje publike”, tha Bajrami.

Po ashtu, me ligji do të trajtohen edhe ata investitorë që shprehin interes për investimet e tyre për projektin e Brezovicës.

“Sipas gjitha gjasave do të shkojmë përmes ligjit për investime strategjike. Tani projektin paraprakë i cili nuk u realizua ka qenë një projekt që e dimë gjithë prej 410 milionësh për një periudhë për t’u realizuar prej 17 vjetëve. Tani me ligjin për investime strategjike ne kërkojmë një investitorë i cili do të mund të realizoj projektin e tij për 5 vite. Gjithashtu, presim që hapja e negociatave siç thashë të jetë e shoqëruar me mbështetjen financiare. Kësaj radhe nuk do të bisedohet me investitorët të cilët kanë vetëm ide të mira por ata duhet patjetër që të kenë edhe bazën financiare për realizimin e këtij projekte. Tani nuk mund të supozoj se çfarë oferta do të marrim për Brezovicën, do të jetë sigurisht grupi operacional, komiteti i ministrave, komiteti ndërministrorë por edhe Qeveria sepse Qeveria e merr vendimin për ta nënshkruar kontratën dikush në emër të Qeverisë“, tha Bajrami.

Ajo po ashtu ka treguar sektorët strategjikë të cilët trajtohen me ligjin për investime strategjike.

“Sa i përket sektorët të cilët janë të përfshirë. Gjithashtu shumat minimale që duhet me u kualifikuar si investim strategjik. Ne si sponsorizues të ligjit kur e kemi dërguar ligjin kemi përfshirë shumë sektor për shkak nuk kemi dashur të gjendemi para situatave kur kemi një projekt i cili nuk bie në asnjë sektorët e mandej duhet të refuzojmë idenë e investitorit për shkak që nuk e trajtua ligji... Sektorët janë këta energji, infrastrukturë dhe miniera minimumi është 30 milionë euro, transport dhe telekomunikacion është 30 milionë në turizëm 20 milionë, industri përpunuese 20 milionë, bujqësi dhe industri ushqimore 10 milionë, shëndetësi 30 milionë, parqe industriale dhe teknologji 10 milionë, administrim i ujerave të zeza dhe mbeturina është 10 milionë”, tha Bajrami

Bajrami i ka ftuar përfaqësuesit e bizneseve se nëse ka sektor që nuk janë në kategori dhe se me udhëzime administrative mund të bëhet deshifrimi i këtyre grupimeve gjatë udhëzimit administrativ në mënyrë që të mund t’i adresojmë të gjitha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...