SBASHK-u zotohet se do të jetë në mbrojtje të personalitetit të mësuesit

15 Shkurt 2017 - 12:45      

Internacionalja Botërore e Arsimit, që numëron 31 milionë anëtarë, ka vërejtur se në shumë shtete të botës ka tendencë që të lëndohet e nënçmohet puna dhe personaliteti i mësuesit.

Për këtë kjo Internacionale organizon takime dhe u dërgon vërejtje e apele qeverive në tërë botën që me veprime e deklarata të pamatura mos ta dëmtojnë personalitetin e mësuesit.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) thotë se fatkeqësisht edhe në Kosovë në kohët e fundit hetohen tendenca, me a pa qëllim, që të lëndohet personaliteti i mësuesit.

Sipas kësaj sindikate, një pjesë e qeveritarëve lokal e qendror duke u përballur me kërkesat e arsyeshme në SBASHK-ut ata kanë qasje të gabuar sepse në vend që të angazhohen për zgjidhjen e kërkesave ata në paraqitjet e tyre publike dhe përmes telalëve politikë përhapin të pavërteta se gjoja mësimdhënësit nuk bëjnë asgjë tjetër përveç që vazhdimisht kërkojnë rritje pagash.

“U tentua të lëndohet personaliteti i mësuesit në forma të ndryshme dhe këto përpjekje nuk ishin të pakta . Kur këtyre tendencave për të lënduar personalitetin e mësuesit ia shtojmë edhe bisedat e përditshme në ndeja e në familje e në prani të fëmijëve me plot fjalë kritikash të pavend e me fyerje për mësuesin atëherë pse të habitemi pse ka rënë shumë disiplina në shkollat tona. Pse po habitemi kur prindërit dhe nxënësit kanë marrë guxim të që sillen në shkollë si u teket atyre e në emër të të drejtave të fëmijëve dhe të prindërve”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

SBASHK-u zotohet se do të shtojë angazhimet dhe veprimet për të mbrojtur shkollën, që pushtetarët ia kanë marrë plotësisht autonominë.

“SBASHK-u kujton qeveritë lokale dhe qendrore dhe institucionet e sigurisë se duke lënduar vetë apo duke lejuar të tjetrit që ta cenojnë shkollën dhe mësuesin po bëjnë mëkatin më të madh sepse mësuesi me personalitetin e cenuar e të lënduar dhe duke mbetur i pa mbrojtur vështirë se mund ta kryej n mirë misionin e tij për arsimimin dhe edukimin e brezave”, thuhet në fund të reagimit të SBASHK-ut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...