15 Shkurt 2017 - 11:25
Përleshje mes studentëve dhe Policisë para Rektoratit
Studentët të cilët penguan fjalën e rektorit Marjan Dema brenda ceremonisë ku po shënohej 47 vjetori i themelimit të UP-së, janë përleshur me Policinë e Kosovës.
Para pak çastesh, në vend të ngjarjes ka arritur edhe një auto-ambulancë dhe shihet se disa studentë janë të lënduar.
Studentët protestojnë në ceremoninë e 47 vjetorit të themelimit të UP-së [video]
Në ceremoninë që po zhvillohet për të shënuar 47 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina, në objektin e Rektoratit të UP-së, planet nuk shkuan sipas agjendës.
Kjo pasi një grup studentësh kanë ndërprerë fjalën e rektorit të UP-së, Marjan Dema, të cilët brohorisnin me fjalët “jo pushtet -universitet”, duke penguar për disa minuta fjalën e tij, raporton Koha.net.
Po ashtu, ata i janë drejtuar rektorit me fjalët, “e keni shkatërruar UP-në”.
Ata janë larguar nga sigurimi, ndërsa ata janë përleshur edhe me policinë e Kosovës jashtë ndërtesës së Rektoratit.
Në këtë rast është përdorur edhe spreji lotsjellës nga forcat policore për të larguar studentët e revoltuar. Protesta e tyre po vazhdon dhe mund ta përcillni live në pamjet më poshtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...