Thaçi priti një delegacion të ashkalinjve të Kosovës për 14 vjetorin e ditës së tyre të flamurit

15 Shkurt 2017 - 11:10      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi, të cilët presidenti i ka uruar për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili, siç tha Thaçi, ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës.

“I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh Thaçi.

Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi presidentin Thaçi për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali.

Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...