SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Trump uron 9-vjetorin e Pavarësisë

14 Shkurt 2017 - 23:59      

Rex Tilleresen, Sekretari amerikan i shtetit, ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e pavarësisë, transmeton koha.net.

Në letrën e Departamentit të Shtetit drejtuar Kosovës, Tillersen ka theksuar se SHBA-ja me presidentin e ri Donald Trump vlerësojnë marrëdhënien e mirë me Kosovën duke u bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

Kjo është letra zyrtare e Tillersenit për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës:

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, është nderi im që të uroj qytetarët e Kosovës për nëntë vjetorin e pavarësisë të cilin e festoni më 17 shkurt.

SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e multietnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.

Mezi i presim arritjet e vazhdueshme të Kosovës derisa ajo po punon në forcimin e sundimit të ligjit, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe të ndërtojë raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me mbarë botën.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...