14 Shkurt 2017 - 23:42
Duke thënë se Qeveria nuk duhet të negociojë fare me Listën Serbe për Asociacionin, Sherifi thotë se nëse do të bëhej shpallja e një anshme nga serbët, do të krijohej situatë e vështirë në Kosovë.
“Asociacioni siç e kërkojnë serbët nuk do të bëhet. Nuk ka nevojë për negociata me Listën Serbe as me Beogradin, por thjesht duhet të marrë një statut të Asociacionit kushtetues dhe të përfundojë e tërë kjo, por Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk ka. Nuk do të ishte aspak situatë e mirë për Kosovën. Do të ishte situatë shumë e vështirë sepse kjo do të ishte shpallje e pavarësisë. Nuk do të duhej të pranohej si akt i kryer vetëm pse ata e kanë shpallë”, ka deklaruar ai.
Sherifi ka kritikuar edhe kryeministrin Ista Mustafa për deklaratat se opozita është fajtore që me bllokimin që po i bën votimit të Demarkacionit, ka shtyrë edhe liberalizimin e vizave për qytetarët.
“Nëse është ashtu siç thotë Mustafa, se opozita është fajtore, përse populli i beson opozitës por jo atij. Sondazhet thonë se 80 për qind të qytetarëve të Kosovës nuk e mbështesin këtë version të demarkacionit. Si është e mundur që populli të besojë se versioni aktual nuk është në rregull. Vetëm 15 për qind e qytetarëve mbështesin këtë qeveri. Qytetarët e kanë kuptuar se problemi është te qeveria e te Isa Mustafa”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...