Hoxhaj kërkon presionin e shoqërisë civile për t’u votuar Marrëveshja e demarkacionit

14 Shkurt 2017 - 21:37      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është solidarizuar me artistët dhe aktivistët të cilëve u janë refuzuar vizat për të hyrë në njërin nga shtetet e zonës Schengen, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, i pyetur të komentojë, Hoxhaj i ka bërë thirrje shoqërisë civile që ta ngrenë zërin dhe të bëjnë presion duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta bëjë sa më parë miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë që, Hoxhaj tha, do t'i hapë rrugën lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.
Hoxhaj ka thënë se është e pakuptimtë dhe e padrejtë që artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve t'u refuzohen vizat dhe të mos kenë mundësi të udhëtojnë.

Hoxhaj bëri të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij për demarkacionin. Ai tha se Kosova nuk humbet asnjë centimetër territor me këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë arsye për ta mbështetur një marrëveshje që do t'i dhuronte territor Malit të Zi.

"Unë solidarizohem me artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilëve u janë refuzuar vizat. Mirëpo, unë e kam thënë qëndrimin tim që nga fillimi se demarkacioni duhet të votohet sepse Kosova nuk humb asnjë centimetër territor me këtë marrëveshje, dhe u bëj thirrje edhe artistëve, edhe shoqërisë civile dhe medieve që ta rrisin presionin dhe të kërkojnë nga Kuvendi ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin dhe t'i hapin rrugë liberalizimit të vizave. Është e pakuptimtë të dëgjojmë ende se si aktivistëve të shoqërisë u refuzohen vizat dhe s'mund të udhëtojnë dhe unë nuk kam asnjë arsye ta mbështes një marrëveshje e cila do t'i dhuronte territor Malit të Zi", ka thënë Hoxhaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...