(Mos)marrja e vizës shqetësim për çdo kosovar

14 Shkurt 2017 - 20:25      

Lëvizja e lirë e kosovarëve në zonën Schengen vazhdon të mbetet shqetësim i kosovarëve, populli i fundit në Evropë që ka ngelur pa liberalizimin e vizave.

Shkas për këtë debat ishin dy rastet e fundit të refuzimit të vizave, atij të drejtorit të Dokufest-it, Eroll Bilibani dhe Agon Maliqit nga Sbunker.

Bilibani në Rubikon të KTV-së tregoi se kjo do ishte hera e parë që do të merrnin pjesë zyrtarisht në Berlinale, rrjetin e dokumentarëve në tregun evropian.

“Këtë vit për herë të parë pata me marrë pjesë zyrtarisht në festivalin e Berlinales në rrjetin e dokumentarëve evropianë, në tregun evropian të filmit”, ka thënë Bilibani.

Bilibani tha se nëse ambasada vlerësonte se mungonte ndonjë nga dokumentet, atëherë atë do të duhej ta thoshin menjëherë dhe jo të prisnin një javë për t’i kthyer përgjigjen negative.
“Vetonit i kanë dhënë vetëm për tre muaj ndërsa Samirit i cili është programer i filmave të shkurtër i kanë dhënë vetëm për 15 ditë vizën”, ka thënë ai.

Bilibani tregoi se është kontaktuar nga ambasada për përshpejtim të procedurave për marrjen e vizës. Këtë ofertë ai e ka refuzuar duke thënë se dëshiron të trajtohet si çdo qytetar tjetër i Kosovës.
E opinionisti, Agon Maliqi tha se nuk dëshiron të veçohet rasti i tij ose i Bilibanit pasi procedura për marrjen e vizës tashmë është shqetësim për secilin qytetar të Kosovës.
Ndërsa, nga kabineti i kryeministrit Isa Mustafa theksoi se gjithë shoqëria i ka pritur me habi dy lajmet e fundit.

Havolli tërë fajin për gjendjen e tanishme i vë kundërshtimit opozitar për mos votim të demarkacionit më Malin e Zi.
“Problematika këtu tashmë është e qartë, është thënë edhe nga zyrtarët e BE-së, është cështja e demarkacionit e cila duhet të kalohet dhe pastaj ndiqen procedurat e brendshme të koalicionit evropian”, ka thënë Havolli.

E sa i përket kushtit për luftimin e krimit të organizuar, Havolli theksoi se Kosova tashmë ka marrë notën kaluese.
“Ka pas progres në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky nuk është një proces që përfundon me liberalizimin e vizave”, ka thënë Havolli.
Ky duhet të jetë proces në vazhdimësi, thotë Havolli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...