LSDM i propozon BDI ligjin e ri për dygjuhësinë

14 Shkurt 2017 - 20:19      

Në Maqedoninë që nuk po gjen dot ende zgjidhje pas zgjedhjeve të dhjetorit, duket se LSDM-ja e Zoran Zaev, është duke shkuar një hap më përpara në negociatat me BDI-në e Ali Ahmetit.

Burime zyrtare nga LSDM-ja thanë për Top Channel, se Bashkimit Demokratik për Integrim i është dorëzuar një dokument prej 72 faqesh, në të cilin pranohet e gjithë platforma e nënshkruar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni.

Por Zaev nuk është mjaftuar vetëm me pranimin e të gjithë kushteve të partive shqiptare, por në dokument, është paraqitur dhe ligj i ri të detajuar për dygjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë, transmeton tch.

Të njëjtat burime saktësojnë se dokumenti që i është dorëzuar Ahmetit, pritet që të konsultohet gjatë së martës mes BDI-Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Ishte pikërisht dygjuhësia ajo e cila nuk u pranua nga partia e Nikola Gruevskit, kërkesë kjo e panegociueshme nga partitë shqiptare, që solli dhe mosarritje në një koalicioni me VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Tashmë edhe njëherë, topi është në fushën e partive shqiptare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...