Kosova me marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Punësimit të Gjermanisë

14 Shkurt 2017 - 19:50      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe udhëheqësja e Departamentit Ndërkombëtar të Agjencisë së Punësimit në Gjermani, Kea Decker, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë së Punësimit në Gjermani, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë marrëveshje, thotë kumtesa, do të forcohet partneriteti ndërmjet dy institucioneve dhe njëherësh do të promovohen marrëdhënie të besueshme institucionale në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me politikat e punësimit.

Agjencia e Punësimit e Gjermanisë, do të kontribuojë me përvojën e saj 90 vjeçare të menaxhimit të politikave të punësimit dhe do të ofrojë ekspertizë të çmuar në themelimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia Gjermane e Punësimit, kanë planifikuar që të organizojnë seminare të përbashkëta, panaire të punës dhe trajnime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...