Mustafa: Kosova meriton të ketë Ushtri, ndërkombëtarët kërkojnë ndryshime kushtetuese

14 Shkurt 2017 - 18:11      

Isa Mustafa, kryeministri i vendit, thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të pasur Forca të Armatosura.

Në debatin për shndërrimin e FSK-së në FAK, Mustafa thotë se Forca e Sigurisë ka dëshmuar organizim të lartë dhe disiplinë.

Ai ka thënë se këtë çështje e ka ngritur në takime me udhëheqësit e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë dhe nga diskutimet me ta kanë kuptuar se transformimi mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese me miratim të deputetëve.

“FSK vlerësohet nga SHBA për organizim të lartë me disiplinë dhe vlerësoj se Kosova jo vetëm se i plotëson kushtet për të pasur Forca të Armatosura, por edhe i meriton. FSK është plotësisht e gatshme të shndërrohet në FAK, por nga kontaktet e deritanishme kemi kuptuar që NATO dhe partnerët janë të përkushtuar që FSK mund të shndërrohet në FAK kurdo përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahjen e deputetëve të Kosovës duke ruajtur të arriturat e deritanishme”, ka thënë ai në Kuvend, raporton Koha.net.

“Ua kemi bërë të ditur edhe palës serbe, por nuk kemi marrë pëlqimin e tyre që ndryshimi të bëhet përmes Kushtetutës. Serbia po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë te deputetët e Listës Serbe që të mos e votojnë këtë transformim. Po punojmë bashkërisht që ata të votojnë siç kërkon NATO dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...