Lekaj s’e ka marrë aktakuzën, e quan “luftë shtrigash”

14 Shkurt 2017 - 17:13      

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka reaguar ndaj aktakuzës që sot e ka ngritur kundër tij Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprën penale: “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare”, transmeton Koha.net.

“Jam plotësisht i pastër në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës”, ka thënë ai në reagim.

Në vazhdim të reagimit Lekaj ka shtuar se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe “prandaj tani ka filluar që në emër të drejtësisë të bëjë "luftën e shtrigave", ndërsa ka përfunduar se ende s’e ka marrë konfirmimin zyrtar për aktakuzë, prandaj “nuk dua të lëshohem në komentime me tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzojë”, ka përfunduar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...