14 Shkurt 2017 - 16:57
Lëvizja Vetëvendosje,Qendra në Fushë Kosovë, përmes një kumtese për medie njofton se ka drejtuar me dhjetëra kërkesa për qasje në dokumente publike në këtë komunë, por, thotë kumtesa, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Për këtë gjë, ne kemi ngritur edhe padi në gjykatën kompetente, ashtu siç parashihet me ligj.
Kumtesa thekson se disa herë kemi shprehur shqetësimin tonë në lidhje me mospublikimin e audio incizimeve, siç përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komuna, me ç`rast shumë herë ka rezultuar edhe me manipulim të ekstrakteve të procesverbaleve dhe mosparaqitje të saktë të diskutimeve.
Kumtesa shton se janë edhe shumë çështje tjera për të cilat Komuna e Fushë Kosovës ka bërë shkelje:
- Mungesa e dëgjimeve publike dhe takimet me qytetarë.
- Mospublikimi i dokumenteve dhe vendimeve që dalin nga mbledhjet e Kuvendit Komunal në ueb-faqen zyrtare të Komunës si Raporti i Kryetarit, Raporti Financiar, Projekt Buxheti, Planet Rregullative.
- Ndikimi politik në administratën komunale që reflektohet në qasje të pabarabartë ndaj individëve apo subjekteve të ndryshme që nuk janë mbështetës të qeverisjes aktuale komunale.
- Vendimi për ndalimin në qasjen në objekte publike për të zhvilluar aktivitete shoqërore.
- Mospërgjigja e Drejtorëve Komunalë në pyetjet parlamentare.
Shkeljet e lartëpërmendura dëshmojnë që Komuna e Fushë Kosovës po u ndalon medieve dhe subjekteve politike opozitare qasjen në dokumente publike për t`i fshehur gjurmët e krimit dhe korrupcionit brenda saj.
Në fund kumtesa thotë se Qendra e Vetëvendosjes, në Fushë Kosovë i bën thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet në lidhje me padinë e deponuar nga ana jonë si dhe të marrë parasysh edhe denoncimet tjera publike që janë bërë në drejtim të qeverisjes së Komunës së Fushë Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...