Ngjyrat “Made in Kosova” nisen për në Gjermani

14 Shkurt 2017 - 14:42      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu kanë marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të eksportit të ngjyrave në Gjermani nga kompania vendore “Relux”.

Me këtë rast, ministri theksoi se kjo është shenja më e mirë që bizneset vendëse po i plotësojnë standardet për të eksportuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Isha i nderuar me ftesën që më bëri kryetari i OEK-ut Safet Gëxhaliu, që me qenë prezent sot me ngarkesën e parë që po bëhet për Gjermani. Mendoj që kjo është shenja më e mirë që bizneset tona po i plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë së mallrave për t’i eksportuar në vendet e BE-së. Ne jemi munduar që dy vjet që t’i ndërmarrim disa politika fiskale bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, në fakt shumica e propozimeve kanë qenë nga OEK-u dhe po më vjen shumë mirë që tash po e shohim efektin final të këtyre politikave”, shtoi ministri Hoti.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se kompanitë si “Relux” janë dëshmi më e fortë se sektori privat është vënë në binarë dhe se nuk ka kthim mbrapa. Ai vlerësoi se kjo është shenjë e mirë, sepse bizneset vendëse po i plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë së mallrave për t’i eksportuar në vendet e BE-së.

“Sot është një ditë e një rëndësie të veçantë. Një ditë që promovohet fuqia e sektorit privat, promovohet standardi i prodhimeve “Made in Kosova”, por mbi të gjitha promovohet një frymë e re e dialogut publiko privat ku do të thotë të gjithë jemi pjesë e procesit. Është koha ku Kosova t’i ketë laboratorët e vet”, tha kryetari i OEK-ut.

Ndërsa, pronari i kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, tha se kjo është një dëshmi se edhe në Kosovë ka produkte me standarde të larta të cilat nuk ka nevojë të importohen.

“Kjo është hera e parë që po bëjmë një eksport për shtetin e Gjermanisë, kemi bërë marrëveshje me një firmë gjermane për dhjetë vitet e ardhshme, që do ta mbulojmë tregun gjermano-austriak me ngjyrat tona. Dita ditës jemi duke e mbuluar edhe tregun e Kosovës. Sot me prezencën e ministrit është një dëshmi që e kemi përkrahjen e tyre”, shtoi pronari i kompanisë “Relux”.

Sipas tij, mompania “Relux” merret me prodhimin e ngjitësit dhe rrafshuesit të stiroporit, ngjyrës së brendshme dhe të jashtme të fasadave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...