GIZ-i ndihmon Kuvendin me 7.8 milionë eurosh

14 Shkurt 2017 - 14:38      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim udhëheqësit e organizatës gjermane për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ, James Macbath, drejtor për Kosovë dhe Maqedoni, dhe Kadri Jogiste, udhëheqëse e Projektit për reformën në financat publike në Kosovë.

Pas takimit, Veseli dhe udhëheqësit e GIZ-it kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në vlerë prej 7.8 milionë eurosh, në mbështetje të Kuvendit, në kohëzgjatje prej tri vitesh.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, organizata gjermane GIZ do të vazhdojë mbështetjen financiare dhe profesionale për Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës.

Duke e falënderuar shtetin gjerman dhe GIZ-in për përkrahjen e vazhdueshme që iu japin institucioneve të Kosovës, kryeparlamentari tha se kjo marrëveshje synon të rrisë kapacitetet e Kuvendit në fushën e saj më të rëndësishme, atë të buxhetimit dhe të mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike.

“Politika publike dhe ajo fiskale duhet të shërbejnë në interes të shoqërisë dhe mbi të gjitha duhet të promovojnë mirëqenies dhe barazi”, theksoi Veseli.

Ai garantoi se paratë e popullit gjerman do të shfrytëzohen në mënyrë transparente, në funksion të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Kosovës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Udhëheqësit e GIZ-it, James Macbath dhe Kadri Jogiste, këtë marrëveshje e konsideruan të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilës qeveria gjermane po përpiqet të ndihmojë institucionet e Kosovës në kultivimin e mëtejmë të transparencës, përgjegjësisë dhe të llogaridhënies para qytetarëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...