Të rinjtë e LDK-së, aksion simbolik për liberalizim të vizave

14 Shkurt 2017 - 14:06      

Të rinjtë e forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës organizuan sot aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”.

Ky aktivitet është mbajtur me qëllim të sensibilizimit të institucioneve vendore,dhe atyre ndërkombëtare për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i këtij forumi, Fidan Rekaliu u bëri apel deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i lënë anash interesat e tyre dhe t’iu japin përparësi interesave të vendit, që t’u mundësojnë të rinjve të Kosovës të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.

“U drejtohemi institucioneve vendore në veçanti kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Republikës së Kosovës me qëllim që t’i lënë anash interesat e veta personale dhe t’i qesin interesat personale të vendit që të na mundësojnë neve të rinjve të Kosovës që të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian. Ne edhe njëherë bëjmë apel të deputetët e Republikës së Kosovës që t’i shtyjnë përpara të gjitha vendimet të cilat na mundësojnë neve të rinjve të Republikës së Kosovës që të lëvizim lirshëm”, tha Rekaliu, raporton KP.

Për të ilustruar këtë aktivitet, të rinjtë e LDK-së kishin vendosur edhe disa karrige në një zonë të rrethuar në të cilën kishin vendosur shenjën “Ndalohet hyrja pa viza”.

Aktiviteti u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova” para Kuvendit të Kosovës.

Të pranishmit në këtë aktivitet mbanin në duar pankarta me moton: “Shteti më i rëndësishëm se pushteti”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...