Ahmetaj nominohet ministre e Integrimit

14 Shkurt 2017 - 13:10      

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar Mimoza Ahmetajn në pozitën e ministres së Integrimit Evropian.

Sipas një njoftimi nga PDK-ja, Ahmetaj ka qenë ambasadore e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Slloveni.
Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971. Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar dhe ka tre fëmijë.
 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...