Emiratet e Bashkuara interesohen për sistemin shëndetësor të Kosovës

14 Shkurt 2017 - 11:03      

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka pritur sot zëvendësambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Ibrahim Alalawi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë DAMAN, kompani me renome botërore për sigurimet shëndetësore nga Abu Dhabi.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Ministrisë së Financave në sistemin e kujdesit shëndetësor, në veçanti për përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit për këtë sektor si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për sa i përket këtij sektori, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e kompanisë DAMAN, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për të parë për së afërmi dhe për të vlerësuar situatën sa i përket sigurimeve shëndetësore në Kosovë, si dhe njoftuan zëvendësministrin Agim Krasniqi, me përgatitjen nga ana e tyre të një udhërrëfyesi lidhur me implementimin e sigurimeve shëndetësore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...