Mustafa tregon pse është shtyrë fillimi i mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore

14 Shkurt 2017 - 11:02      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në interpelancën e thirrur nga Visar Ymeri i Vetëvendosjes për sigurimet shëndetësore, ka thënë se zhvillimi i shëndetësisë, ngritja e kapaciteteve e investimet në aparatura e furnizimi me barna janë prioritet i qeverisë.

“Themelimi i fondit për sigurime shëndetësore shihet si shumë i rëndësishëm. Qeveria e di se ky proces është i vështirë por ka nis që të zbatoj të gjitha obligimet për një sistem sa më të mirë. Kemi paralajmëruar se do të nis, por pasi vlerësuam se mund të plotësohen edhe disa parakushte, e kemi shtyrë që të jemi sa më të kompletuar”, ka theksuar kryeministri Mustafa në Kuvendit e Kosovës, raporton KTV.

Ai tha se është marrë vendimi që të shtyhet data e fillimit të mbledhjes së premiumeve me konsultë edhe të partnerëve vendorë e edhe atyre ndërkombëtarë.

“Kemi bashkërenditur aktivitetet me donatorët dhe kemi ndërlidhë këto me të gjitha institucionet. Ju informoj se muajt e fundit të vitit të kaluar unë si kryeministër kam organizuar disa takime me të gjithë ministrat që janë të involvuar. Kemi marrë rekomandime nga partnerët ndërkombëtarë që koha e mbledhjes së premiumeve të mos jetë më e gjatë se 3 muaj”, ka thënë Mustafa.

Qeveria, sipas tij, më vonë do të vendos për pagesën nëse do të jetë 3.5 % nga punëdhënësi dhe po aq nga punëmarrësi, varësisht nga shërbimet që do të merren.

“Në strategjinë që është bërë, kompletimi i këtij sistemi është kompletuar me 17 milionë euro. SISH është në proces të funksionalizimit dhe MSH po punon që të shtrijë sistemin edhe në komuna tjera. Edhe informimi i qytetarëve ka filluar. Analizimi i rrethanave nga të gjithë partnerët kanë qenë arsye që kanë rezultuar me shtyrjen e mbledhjes së premiumeve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...