14 Shkurt 2017 - 10:48
Ai ka thënë se Qeveria kishte paralajmëruar se të nis mbledhja e premiumeve nga 1 janari i këtij viti dhe këtë datë e shtyu për në korrik ndërsa po ashtu ka aprovuar koncept dokumentin ku paraqiten problemet që mund të ketë.
“Vendimin e ka marrë në bazë të ligjit ku përcaktohen parakushtet dhe ligji e obligon qeverinë që t’i plotësojë ato bazuar në nenin 37 (janë të përcaktuara) si përcaktimi i çmimores, mosfunksionalizimi SISH si dhe mospajisja me kartela. Nëse do të vepronte do të shkelte ligjin”, ka thënë Ymeri, raporton KTV.
Kreu i Vetëvendosjes, Ymeri, tha se për dijeninë e qytetarëve, SISH ka nis nga 2009 por që ky projekt, sipas tij, as nuk është afër finalizimit.
“Qasja jo serioze ka lënë Kosovën si i vetmi vend në rajon pa sigurime shëndetësore. Mijëra jetë të qytetarëve me të ardhura të dobëta, po të kishin sigurim shëndetësor, do të ishte më e mirë”, theksoi ai.
Ymeri tha se ky ligj lejon favorizim të sektorit shëndetësor.
Tutje, ai kritikoi qeverinë për dhënie të datave, ndërsa tha se janë po të njëjtit ata që po konstatojnë se ka mungesë të ligjit.
“Pa implemetim të SISH-it nuk mund të ketë sigurime. Para se të fillojë vjelja e fondeve, qytetarët duhet të dinë se çka do të përfitojnë. Edhe për AFSH-në nuk ka shume informacione. Në buxhet nuk parashihen fond për sigurime. Ministri ka shkarkuar Arsim Qavdërbashën për të emëruar Xhevat Ukajn i cili ka dështuar në një projekt të madh. Çka mund të pritet”, tha Ymeri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...