Kardinali shqiptar Don Ernest Simoni Troshani shpallet Titullar në kishën Santa Maria della Scala,në Romë

14 Shkurt 2017 - 10:05      

Tiranë, 14 shkurt – Në Romë, në kishën Santa Maria della Scala (Shën Maria e Shkallës), u celebrua mesha e Kardinalit shqiptar Don Ernest Simoni Troshani. Ai u shpall si Titullar i kësaj kishe dhe bëri hyrjen ceremoniale atje, njoftoi Ambasada e Shqipërisë në Vatikan.

Rektori i Kishës “Shën Maria e Shkallës” në fjalën e tij hyrëse, ndër të tjera tha se emri i Ernest Simonit i përket listës së 38 martirëve që u lumturuan vitin e shkuar në Shkodër, por ai ishte dhe në listen e kardinalëve që krijoi Papa Françesku po vitin e shkuar… Në homelinë e tij, Kardinal Ernesti predikoi që së bashku duhet të jemi punëtorë të paqes në një botë të shqetësuar, për ta bërë më të mirë atë.

Nëse do të bënim pakëz histori, Kisha “Santa Maria della Scala” në Trasteve në Romë, fare afër Kishës së Shqiptarëve”, u ngrit me dëshirë të Papa Klementit VIII dhe iu dha karmelitanëve në vitin 1597. Ajo u ndërtua mbi një kamare të Zojës mbi shkallinë aty dhe prandaj mori emrin që ka dhe sot. Zoja me Krishtin në krah njihej si Zoja e Mrekullive dhe dëshmohen të tilla si p.sh., ardhja e gojës së një memeceje apo ngritja në këmbë e një lypsari të paralizuar, etj.

Duke qenë kishë me emër, e të përvuajturve dhe e të martirizuarve, është me domethënie të shenjtë dhe ardhja Titullar i një kardinali si Ernest Simoni, emblema e fundit e persekutimit të klerit në Shqipëri dhe dëshmi e ringjalljes. Mes romanëve të shumtë në ceremoni, bashkë me shqiptarët e pranishëm, meshtarë e familjarë të kardinalit, deputetë, etj, ishte dhe kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...