Foto: Ilustrim

Protestë në Colmar të Francës për lirimin e Haradinajt

14 Shkurt 2017 - 09:56      

Në Colmar të Francës, atje ku po mbahet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj që nga data 5 janar e këtij viti i ndaluar në bazë të një urdhër arresti të Serbisë, të shtunën më 18 shkurt 2017, në 14:00, do të organizohet një protestë ku do të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe i pakusht i tij.

“Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të z. Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e z.Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare shqiptarët janë një”, thuhet në thirrjen për protestë të Këshillit Organizativ, të lëshuar në emër të Mentror Mushkolajt.

Ky këshill fton të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore “që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit”.

“Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se jemi një. Lirimi i pakusht dhe i menjëhershëm i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore”, theksohet në thirrjen për protestë.

Protesta do të mbahet në këtë adresë: 9 Avenue Raymond Poincaré, 68000 Colmar, Francë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...